Shkup, 25 shtator – Pas disa shkrimeve në rrjetet sociale lidhur me atë se “Doganat e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar vulat në mënyrë antiligjore, vetëm në gjuhën maqedonase”, zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka dalë në mënyrë publike për të sqaruar situatën. Ai e ka konsideruar informacionin e publikuar si të pavërtetë dhe të paqëndrueshëm.
Në një prononcim për mediat, Dauti thekson se “vulat e doganës janë në dy gjuhë, Maqedonisht dhe Shqip, për të pasur transparencë dhe përfaqësim të barabartë”.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Maqedoni kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve Zhurnal se vulat e përdorura në rrugë zyrtare janë të dy-gjuhshme, në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe.//Zhurnal.mk