Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

nga D V

Votuesit zviceranë dolën në kutitë e votimit të dielën për të votuar kundër zgjerimit të autostradave.

Propozimi i qeverisë zvicerane për të ndarë 5.3 milionë euro për zgjerimin e autostradave dhe ndërtimin e rrugëve të reja në gjashtë lokacione kyçe, duke përfshirë afër Bernës dhe midis Gjenevës dhe Lozanës, u refuzua nga 52.7% e votuesve.

Plani, i miratuar nga parlamenti vitin e kaluar, u përball me kundërshtimin e atyre që shqetësoheshin për ndikimin dhe efektivitetin e tij mjedisor, shkruajnë mediat e huaja.

Kundërshtimi erdhi edhe pse Qeveria federale, argumenton se vëllimi i trafikut në rrjetin e autostradave është rritur më shumë se pesë herë gjatë 60 viteve të fundit.

Dhe rezultati u festua nga Partia e Gjelbër, e cila e quajti propozimin “një politikë transporti të vjetëruar”.

Ata tani avokojnë që fondet të përdoren për transportin publik, lëvizshmërinë aktive dhe rinovimin e autostradave ekzistuese.

Mattea Meyer nga kampi jo u shpreh e kënaqur me rezultatin e referendumit.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që shumica e popullsisë nuk dëshiron një zgjerim të autostradës, dhe në vend të kësaj dëshiron më shumë mbrojtje klimatike, një tranzicion transporti që nuk është në kundërshtim me klimën, gjë që nuk është zgjerimi i autostradës”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More