Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin

nga D V

Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Nuri Sahin pas rezultateve zhgënjyese këtë edicion.

Pas humbjes shokuese me rezultat 2-1 të së martës nga Bologna në Ligën e Kampionëve, seria e Dortmund shkoi në katër humbje radhazi në të gjitha garat.

Këto rezultate zhgënjyese kanë bërë që drejtuesit e klubit gjerman të marrin vendim për shkarkimin e trajnerin Sahin.

“Borussia Dortmund ka liruar trajnerin Nuri Sahin me efekt të menjëhershëm pas një analize të brendshme të zhvillimeve të fundit sportive”, thuhet në njoftimin e Dortmundit

Ndryshe, Sahin largohet nga klubi pak më shumë se gjysmë viti pasi u emërua për të zëvendësuar Edin Terzicin si trajner i ri.

Klubi gjerman tha se së shpejti do të njoftojë se kush do të jetë në krye për ndeshjen e kësaj jave në ligë kundër Ëerder Bremenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More