ZZHTI: Investim i ri potencial nga ELKA e Kroacisë, kompani kabllosh me tension të lartë

nga D. V.

Shkup, 21 gusht – Drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski bashkë me ambasadorin në Republikën e Kroacisë, Dragan Gjurçevski sot në Zagreb realizuan takim me Matija Sheshok, kryetar i Këshillit drejtues të kompanisë kroate Elka e cila është pjesë e Grupacionit Iskra. Në takim është biseduar mbi mundësitë potenciale për ndërtimin e një fabrike të re për kabllo elektrike në kuadër të ZZHTI-së e cila do të ishte e specializuar për prodhimin e kabllove të tensionit të lartë deri në atë ekstremisht të lartë, informon ZZHTI.

Drejtori Dimovski theksoi mundësitë që ofron Maqedonia e Veriut si vend, përkatësisht ZZHTI, me theks të posaçëm në klimën e favorshme të biznesit dhe politikat aktuale, duke marrë parasysh se vendi është lider në rajon kur bëhet fjalë për investimet e huaja direkte.

“Si vend ofrojmë përfitime të ndryshme për investimet e huaja që sjellin vlerë të shtuar në ekonominë tonë, për momentin jemi të ranguar si një nga gjashtë vendet lidere në botë kur bëhet fjalë për investimet e huaja. Ky investim i ri potencial është i rëndësishëm nga disa aspekte, duke marrë parasysh se kjo do të ishte fabrika e parë jashtë Kroacisë e cila do të avanconte edhe pozicionin e Maqedonisë në hartën e investimeve të huaja direkte”, theksoi Dimovski.

Kryetari i Këshillit drejtues të Elka-s, Matija Sheshok, theksoi se Maqedonia e Veriut paraqet një partner të qëndrueshëm me një klimë biznesi të parashikueshëm.

“Njihemi si prodhues kryesor i kabllove elektrike në Evropën Qendrore dhe Lindore me përkushtim të fortë ndaj cilësisë dhe inovacionit, si prodhues i vetëm i kabllove të tensionit të mesëm dhe të lartë në rajon. Besoj se investimi i ri potencial do të ketë ndikim të fuqishëm mbi zhvillimin teknologjik dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë si dhe rritjen e eksportit”, ka thënë Sheshok.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More