170 kompani të huaja do të marrën pjesë në edicionin e 8-të të CIIE

nga Redaksia

Një total prej 170 kompanish të huaja dhe 27 institucione do të marrën pjesë në edicionin e 8-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), sipas një konference për shtyp të mbajtur të premten nga organizatorët e ekspozitës.

Më shumë se 50 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zonën e ekspozitës kombëtare gjithëpërfshirëse të këtij viti, ku Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë të ftuarë të nderit për këtë edicion të ekspozitës, ndërsa Kirgistani do të marrë pjesë për herë të parë, bënë të ditur organizatorët.

Foto nga VCG

Këtë vit, sipërfaqja e kontraktuar për ekspozitën e korporatave tejkalon 330.000 metra katrorë, sipas njoftimit.

Veçanërisht, pjesëmarrja e kompanive nga Kanadaja, Malajzia, Zelanda e Re, Norvegjia, Peruja dhe vende të tjera ka arritur nivele rekord, duke reflektuar plotësisht besimin e palëve në ekonominë kineze dhe entuziazmin e tyre për Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës, tha Wu Zhengping, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Byrosë së CIIE, gjatë konferencës për shtyp.Foto nga VCG

Wu shtoi se ekspozita e këtij viti do të përfshijë për herë të parë një zonë të veçantë për produktet nga vendet pjesëmarrëse më pak të zhvilluara. Do të ketë gjithashtu një zonë të zgjeruar dhe të përmirësuar për promovimin e produkteve afrikane, si dhe një platformë të përzgjedhur për tregtinë elektronike ndërkufitare për të ndihmuar ndërmarrjet e huaja të vogla dhe të mesme të hyjnë lehtësisht në tregun kinez. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More