20 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 19 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se janë regjistruar 20 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Nga njoftimi i lëshuar për media, MPB bën po ashtu të ditur se janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat sipas ministrisë, lidhen me thirrje për të votuar për kandidatët e caktuar, si dhe video dhe foto të aktiviteteve partiake në selitë e partive.

“Gjatë heshtjes parazgjedhore, në periudhën nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të 19.10.2025, dmth. deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 20 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prej të cilave gjashtë në rajonin e SPB-Shkup, katër në rajonin e SPB-Kumanovë, më pas tre në SPB-Veles, nga dy në SPB-Ohër, SPb-Shtip dhe SPB-Manastir, dhe një në rajonin e SPB-Strumicë. Pas marrjes së masave të nevojshme, nuk u konfirmuan denoncimet për 15 ngjarje.

Përveç kësaj, janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat lidhen me thirrje për të votuar për kandidatët e caktuar, si dhe video dhe foto të aktiviteteve partiake në selitë e partive. Në të gjitha rajonet, votimi i personave të sëmurë, të pafuqishëm dhe i të burgosurve kaloi pa shqetësime, është regjistruar vetëm një ngjarje e vetme”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More