26 vite liri – Kasami: Kosova, realitet për shqiptarët dhe ëndërr e parealizueshme për të tjerët

nga Xh M

Tetovë, 12 qershor – Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka kujtuar sakrificën dhe qëndresën e shqiptarëve përballë një okupatori shekullor që përmes dhunës, agresionit dhe masakrave kërkonte të zhdukte çdo gjurmë shqiptare nga trojet tona.

“26 vite më parë, Kosova e shqiptarisë u çlirua përfundimisht nga okupatori shekullor,” ka shkruar Kasami në një status në rrjetet sociale, duke theksuar se sot Kosova është jo vetëm një shtet i zhvilluar, por edhe më i sigurti në rajon.

Ai ka tërhequr vëmendjen se, megjithatë, agresori nuk ka reshtur së vepruari – këtë herë përmes individëve që, siç thotë ai, “pretendojnë se quhen shqiptarë”.

“Por, Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjemb në sy,” përfundon Kasami, duke i uruar popullit shqiptar përvjetorin e çlirimit: “Ma gëzofsh çlirimin Kosovë!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More