Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër një 26-vjeçari nga Shkupi, pasi i njëjti gjatë ditës kishte goditur me veturë një 68-vjeçare.
68-vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe si pasojë ka përfunduar në spital.
“Sot (02.04.2025) në ora 15.58 në SPB Shkup nga SPQ “8 Shtatori” është denoncuar se tek ata është sjell Z.A.(68) nga Shkupi, e cila ishte lënduar në aksident trafiku në bulevardin “Aradhet partizan” në Shkup, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Atë e ka goditur vetura “opel” me targa të Shkupit, me ngasës V.J. (26) nga Shkupi. Është njoftuar prokurori publik dhe kundër V.J. do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
 
			        
 
			        