Socialistët festuan dje 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në selinë rozë u organizua një takim festiv i cili mblodhi bashkë figura që kanë kontribuuar ndër vite për Partinë Socialiste si dhe skuadrën e re të deputetëve fitues të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ndau sot në rrjetet sociale foto nga aktiviteti i zhvilluar një ditë më parë.
“Fotoalbumi i ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030″, shkruan Rama.
Në fjalën e tij dje para të ftuarve, kreu i qeverisë tha se fitorja në zgjedhjet e 11 majit është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. /j.p/















