700 pako me cigare – parandalohet kontrabandë me mallra në brezin kufitar Kosovë-Serbi

nga D V

Policia e Kosovës pas ndalimit të një automjeti me targa të Serbisë gjatë kontrollit ka gjetur 700 pako me cigare me banderola të Serbisë në magjistralen Kamenicë-Gjilan.

Përmes postimit në rrjetit social në Facebook bëhet e ditur se Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar RKS-SRB.

“Më datë 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen  Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 pako) me banderola të Serbisë”, thuhet në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More