852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

nga D. V.

Në Pallatin e Kongreseve, 852 të rinj e të reja zhvilluan sot testimin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mbikëqyrën nga afër nisjen e procesit të testimit nga ku uruan edhe garuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu vlerësoi se një brez i ri zgjedh me ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim t’i shërbejë qytetarëve, duke kontribuar në misionin fisnik për mbrojtjen e jetës, rendit dhe sigurisë publike.

“Ajo që na bën të ndihemi mirë është që kemi kaq shumë pjesëmarrje të djemve dhe vajzave për të konkurruar dhe për t’u bërë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit. Jemi shumë krenar që ju kemi këtu pjesë sikundër ndihemi shumë mirë që një përqindje e konsiderueshme janë vajza”, tha Koçiu.

Më tej, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke iu drejtuar të rinjve tha se “keni bërë zgjedhjen duhur dhe pikërisht kjo dëshirë e juaj na rrit më tepër përgjegjësinë që ne tu ofrojmë të gjitha kushtet maksimale për tu bërë pjesë e organizatës sonë”.

Nga testimi do të kualifikohen 350 më të mirët, të cilët do të ndjekin kursin bazë për Patrullë të Përgjithshme, që sipas ministres është “një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale dhe forcimit të mëtejshëm të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More