Maksim Dimitrievski do të kandidoj edhe për një mandat, thotë Filkov

nga Redaksia

Shkup, 6 qershor – Kryesuesi i Këshillit qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, thotë se negociatat për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale në kuadër të koalicionit janë duke vazhduar dhe se mund të thuhet me siguri se do të kenë kandidatin e tyre për Kumanovën – Maksim Dimitrievskin i cili është edhe kryetar aktual i komunës.

“Për momentin negociatat janë duke u zhvilluar. Por ajo që mund ta konfirmoj me siguri është se do të kemi një kandidat në qytetin e Kumanovës, ai është kryetari ynë Maksim Dimitrievski. Do të kemi të paktën një post kryetar bashkie në komunat në Qytetin e Shkupit, por edhe poste të tjera në të gjithë republikën për të cilat negociatat ende po vazhdojnë”, ka thënë Fillkovi në përgjigjen e pyetjes nëse po zhvillohen negociata me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Lidhur me mbështetjen e ZNAM nëse do të mbështeste një njësi zgjedhore, ai theksoi se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje sipas çdo modeli.

“Ne si ZNAM jemi gati edhe nëse nesër mbahen zgjedhje, pavarësisht modelit. Me këtë rritje të shpejtë, me këtë qasje të anëtarëve dhe potencialit, mund të shkojmë në zgjedhje që të dielën me çdo model”, tha Filkovi në konferencën e sotme për shtyp, ku informoi për formimin e organizatës së qytetit të ZNAM-it në Shkup.

Ai nuk deshi të hyjë në detaje rreth ndryshimeve në Kodin zgjedhor, duke theksuar se në konferencën e sotme për shtyp është në rolin e anëtarit të kryetarit të KQ të ZNAM-it, por njoftoi se Ministria e Drejtësisë të cilën ai e drejton, javën e ardhshme do të mbajë brifing për të gjitha aktivitetet aktuale, ku siç tha ai, “do të bëhet shqyrtim i agjendës së reformave”.

Filkovi tha se negociatat janë duke vazhduar midis të gjithë aktorëve politikë, por se nuk po i udhëheqin ato, por janë vetëm një pjesë e negociatave. Në Ministrinë e Drejtësisë, shtoi ai, jemi të përgatitur dhe në Kodin zgjedhor janë përfshirë rekomandimet e ODIHR-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More