“Maratonë” në pistë: Një burrë sfidon stafin e Aeroportit Heathrow, përfundon në furgon policie

nga D. V.

Një burrë është ndaluar pasi vrapoi drejt aeroplanëve në pistën e Aeroportit Heathrow, në Londër të Anglisë.

Personi, i veshur me diçka rreth belit, po ikte nga katër burra të tjerë në ambientet e Terminalit 2 të Heathrow, përcjell Telegrafi.

Incidenti zgjati rreth një minutë e gjysmë para se burri të arrestohej.

I gjithë incidenti u filmua, dhe një pamje e mëvonshme e tregon atë të shtrirë në tokë dhe të vendosur në pjesën e pasme të një furgoni policie.

Në sfond, një vëzhgues aeroplanësh mund të dëgjohej duke thënë: “Çfarë po ndodh këtu? Pse do të kishte njerëz që vraponin nëpër [pistë]?”.

Një zëdhënës i Heathrow i tha Sky News: “Duke punuar me partnerë, ne kemi zgjidhur shpejt një incident në aeroport që përfshinte një individ që hyri në pistën e taksive të aeroportit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More