Shpallet finalisti i dytë i Ferma VIP

nga D. V.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Ferma VIP 2.

Derisa finalisti i parë u shpall dhe ishte Big Mama, një tjetër konkurrent pati një mundësi të tillë që të shkonte në finalen e madhe.

Erand Sojli ishte fermeri të cilit Agai i dha ‘Hajmalinë e fatit’, ku mund të zgjidhte të shpallej si finalisti i dytë ose të shpëtonte një mes Elinarës, Esterit dhe Yllit nga televotimi dhe të sfidohej me të për në finale.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktori i njohur zgjodhi që të jetë finalisti i dytë, duke i lënë të tre të tjerët në fatin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Siç shihet sot kemi një hënë të plotë, prandaj unë zgjedh të shpallem finalisti dhe t’i lë ata në fatin e hënës së plotë.

Luana: Elinara e prisje?

Elinara: Po e prisja.

Ylli: Unë prisja të zgjidhte Elinarën.

Ester: Edhe unë prisja të shpëtonte Elinarën.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More