Ford humbet vendin e dytë, ndërsa lufta e automjeteve elektrike nxehet në Amerikë

nga D. V.

General Motors ka shënuar rritje të madhe në shitjet e veturave elektrike, duke u ngjitur në vendin e dytë pas Tesla-s.

Marka Chevrolet ka udhëhequr këtë sukses me mbi 37,000 njësi të shitura në pesë muajt e parë të vitit.

Vetura elektrike Equinox është bërë modeli më i shitur i GM-së, me mbi 21,800 njësi të dorëzuara.

Ndërkohë, Ford ka pësuar rënie me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke dorëzuar vetëm 34,132 vetura.

GM tani zotëron 15.5% të tregut të veturave elektrike në SHBA, duke treguar forcë dhe rritje të qëndrueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More