Zëvendësminitrja Trajkov nga Dubrovniku: Rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, të tregojmë se i përkasim Evropës

nga Xh M

Shkup, 12 qershor – Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov merr pjesë në Konferencën e 9-të Ndërkombëtare Shkencore për Çështje dhe Sfida nga fusha e BE-së dhe të drejtës krahasuese me temë „Evropë e fortë dhe e sigurt: Aspektet ligjore dhe ekonomike“, që po mbahet në Dubrovnik.

Në konferencë, siç njoftuan sot nga Ministria e Çështjeve Evropiane, zëvendësminitrja Trajkov foli për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE dhe porositi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet së bashku të fokusohen në implementimin e reformave për të përmirësuar kushtet dhe jetën e qytetarëve që meritojnë një jetë evropiane – në shtëpi.

“Ruga drejt BE-së siç e dimë nuk është e lehtë, por për ne është e vetmja. Kjo rrugë kërkon nga ne të tregojmë dëshirën e fuqishme dhe vendosmërinë se ne nuk jo vetëm gjeografikisht, por edhe natyrshëm i përkasim BE-së. Duhet të tregojmë se ëndrra jonë shumëvjeçare është se dëshirojmë të bëhet realitet sa më shpejtë”, porositi Trajkov.

Para të pranishmëve nga rajoni, zëvendësministrja theksoi se si bartës të politikave ata krijojnë kushte që të rinjtë të ndjehen evropianë dhe në këtë mënyrë të veprojnë. Ajo shtoi se po punohet intensivisht për përshpejtimin e procesit eurointegrues, i cili, paralelisht me zhvillimin ekonomik, është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Si prioritet ajo theksoi realizimin e agjendës evropiane dhe implementimin e reformave që çojnë drejt modelimit të një sistemi të mirë shëndetësor, arsimor dhe ligjor.

Konferenca ndërkombëtare shkencore “Çështjet dhe sfidat e BE-së dhe e drejta krahasuese (ECLIC)” shqyrton aspektet ligjore dhe ekonomike të anëtarësimit në BE përmes një qasjeje multidisiplinare, veçanërisht sa i përket çështjeve aktuale për organizimin institucional të BE-së, kornizën legjislative dhe ndikimin e të drejtës së BE-së mbi fushat e ndryshme ligjire në vendet anëtare, si dhe sfidat ekonomike me të cilat përballet Unioni dhe vendet anëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More