Ushtria izraelite ka identifikuar më shumë raketa të lëshuara nga Irani dhe u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë që të shkojnë në strehimore mbrojtëse.
CNN raportoi se nga vendngjasrja kanë dëgjuar sirena alarmi për sulm ajror në Tel Aviv, si dhe shpërthime.
Sistemet mbrojtëse, sipas mediumit janë duke funksionuar për të interceptuar kërcënimin, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë të dielën.
Sulmi më i fundit nga Irani vjen ndërsa Izraeli tha se ka filluar një “seri sulmesh” në pjesën perëndimore të Iranit, duke shënjestruar raketat tokë-tokë.