Kërkon lirimin nga burgu, ja kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë

nga D. V.

Pasi caktoi trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë ka caktuar edhe datën kur do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në datë 8 korrik në Gjykatën e lartë do të zhvillohet seanca për Erion Veliajn dhe Elman Abulen. Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit.

Ora kur do të zhvillohet seanca në dhomë këshillimi është në 12:00. Gjyqtarët do të shqyrtojnë argumentet e dhëna nga mbrojta e Veliajt dhe po ashtu edhe mbrojta e Abules më pas edhe argumentat e SPAK pse nuk duhet të ndryshojnë masat e sigurimit.

Në fund gjykata e lartë do të thotë fjalën e fundit nëse Veliaj do të qëndrojë në qeli apo do të fitojë lirinë. /Tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More