Shkup, 2 korrik – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, prej sot deri më 4 korrik të vitit 2025 do të qëndojë për vizitë pune në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, njoftuan nga Ministria e Financacve.
Republika e Maqedonisë së Veriut, thonë, është pjesë e Konstituencës holandeze, ndërsa ministrja e Financave e përfaqëson vendin në Këshillin e Guvernatorëve të Bankës Botërore.
Në margjinat e mbledhjes, ministrja do të realizojë takim dypalësh me përfaqësues të lartë të insitucioneve financiare ndërkombëtare dhe me ministra të financave nga shtetet anëtare të Konstituencës.
“Takimet do të jenë të përkushtuara në sfidat ekonomike globale aktuale, politikat për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, si dhe në mbështetje për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Pjesëmarrja në takime të tilla paraqet një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit me FMN-në, Bankën Botërore dhe shtetet e tjera anëtare të Konstituencës, si dhe për paraqitjen e politikave makroekonomike dhe agjendës reformuese të Qeverisë.