Raporti për Shqipërinë, Manja: Të ecim më shpejt dhe të bashkuar drejt BE

nga D. V.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg me 502 vota nga 686 të pranishëm në sallë, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti miratimin e këtij raporti, duke u shprehur se “Shqipëria vijon pa u ndalur, me besim dhe vendosmëri, drejt Europës”.

“Me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm, Parlamenti Europian miratoi Raportin 2023–2024 për Shqipërinë! Një mbështetje e fortë politike dhe një sinjal i qartë: Shqipëria është në krye të Ballkanit Perëndimor për ritmin e reformave dhe angazhimin për integrimin”, nënvizoi Manja.

Manja u shprehu mirënjohje eurodeputetëve dhe grupeve kryesore politike në PE për vlerësimin dhe besimin ndaj Shqipërisë.

“Rruga është e hapur. Tani është koha të ecim më shpejt, më të bashkuar dhe më të vendosur drejt familjes europiane”, theksoi Manja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More