Mickoski për autostradat në Korridorin 8: Pres të përfundohen para kohe

nga D. V.

Shkup, 14 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po punohet me dinamikë të përshpejtuar në ndërtimin e autostradave që janë pjesë e Korridorit 8.

Mickoski thotë se është optimist se disa prej tyre do të përfundojnë para kohe, marrë parasysh dinamikën e punës.

“Me tempo të fuqishme po punohet në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan. Është hapur front. Më shumë se 75% nga fronti për punë është hapur. Punohet me dinamikë të pandërprerë, një numër i madh i aktiviteteve do të realizohen këtë vit”.

“Gjithashtu me dinamikë të pandërprerë punohet edhe në autostradën Tetovë-Gostivar si dhe në autostradën Prilep-Manastir, pres që para kohe, para planit të paraparë të përfundohen”, tha mes tjerash Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More