Temperaturat e larta po vazhdojnë të vështirësojnë shuarjen e vatrave të zjarrit

nga Redaksia

Shkup, 24 korrik – Temperaturat e larta po vazhdojnë të vështirësojnë shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatra të komunave të caktuara. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza numër më i madh i vatrave të zjarrit paraqiten në Komunën Makedonski Brod ku tashmë janë përfshirë disa vendbanime si: Lokvicë, Krapë, Greshnicë, Latovë dhe fshati Creshnevë. Gjithashtu zjarre aktive ka në komunat: Vasilevë, Radovish, Berovë, Prilep dhe Zhelinë, ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin;

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se nën kontroll janë tre zjarre në komunën e Prilepit, Makedonski Brodit dhe Shtipit.

QMK

  1. Komuna Prilep – ndërmjet fshatrave Careviq dhe Smollanë, vendi i quajtur Kodra e Radobilit (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
  2. Komuna e Brodit – fsh. Latovë, vendi i quajtur Markova Stapallka (shkurre dhe bar i thatë)
  3. Komuna Shtip – fshatrat Dragojevë dhe Sellcë (pyll i ulët, drizë dhe bar i thatë)

Po ashtu, nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë informuar se plotësisht të shuara janë 2 zjarre. Një në Komunën Çuçer Sandevë dhe një tjetër në Komunën e Kumanovës, në fshatin Reçicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More