Steve Chen, bashkëthemeluesi i YouTube, ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët”.
Ai ka thënë se shumë prindër tashmë po shmangin videot me ngjyra të ndezura dhe efekte vizuale që tërheqin syri, pasi këto i bëjnë fëmijët të varur.
Ai sugjeroi që platformat të kufizojnë kohën e përdorimit për fëmijët, sipas grupmoshës.
Chen tha se ekziston një ekuilibër delikat mes përfitimeve financiare dhe asaj që është vërtet e dobishme për përdoruesit.
Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve të ngjashme të shprehura edhe nga drejtues të tjerë të industrisë së teknologjisë.
