Shkup, 4 gusht – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive në Akademinë ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski” Shkup.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Sportit, Vllado Misajllovski dhe Borko Ristovski.
Investues i këtij projekti është Ministria e Sportit, ndërsa vlera është 64.780.000 denarë.
Pas përfundimit të investimit, salla sportive do t’i jepet për përdorim të përhershëm Ministrisë së Mbrojtjes, për trajnim të kadetëve të Akademisë ushtarake, por do të sigurohen termine edhe për nxënësit dhe banorët e Komunës Aerodrom.
Është paraparë pas ceremonisë së gur-themelit të sallës. kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediumet, kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.
