Mela, Fetahu dhe Imeri në garë për kryetar të komunës së Dibrës

nga Redaksia

Dibër, 5 gusht – Në garë për kryetar të ri të Dibrës në zgjehdjet e ardhshme lokale forcat do t’i masin tre kandidatë, dy të propozuar nga partitë dhe një kandidat i pavarur. Bëhet fjalë për Fisnik melën, nga koalicioni VLEN (anëtar i Alternativës), zëvendësdrejtor aktual i DAP-it, Ilirian Fetahut nga Fronti evropian (anëtar i krahut të ASH-së së Ziadin Selës), profesor në gjimnazon e Dibrës “28 Nëntori” dhe Ramadan Imerin, kandidat i pavarur, drejtor në gjimnazin e njejtë.

Kandidaturat për MIA-n i konfirmuan tre kandidatët, të cilët premtuan angazhim të plotë në interes të të gjithë qytetarëve, ndershëm dhe me përgjegjësi të plotë.

“Edhe pse për përgjegjësinë e plotë që e mban funksioni, e pranova kandidaturën, sepse jam i bindur se Dibra tashmë nuk ka kohë për të humbur. Erdhi koha për vizion të ri, për qasje të sinqertë, me prëgjegjësi dhe m përkushtim të vërtetë ndaj qytetarit. Nuk vij për premtime boshe, por të dëshmoj se me punë të sinqertë mund ta kthejmë shpresëm”, tha Mela.

Për Fetahun, pranimi i kandidaturës është mundësi për bashkëpunim të sinqertë.

“Me pranimin e kandidaturës nuk kërkoj  mundësi për fuqi. Kërkoj mundësi për bashkëpunim të sinqertë, për vetëdije kolektive për ndërtim të njëq yteti modern me mundësi të barabarta për të gjithë. për ta bërë këtë, gjithsesi më nevojitet besimi dhe mbështetja nga banorët”, tha Fetahu.

Ndërkaq, Kaja premtoi një Dibër që do të hapërojë përpara me dinjitet.

“Pas shpalljes së zgjedhjeve do të filloj të mbledh nënshkrime, në afat të caktuar me kodin zgjehdor, që jam më se i bindur se do t’i siguroj, sepse të gjithë më njohin mirë se jam njeri i fjalës. Deri më sot, asnjëherë nuk kam hequr dorë nga fjala e dhënë, kam ndihmuar aq sa kam mundur. Premtoj një Dibër që do të hapësorjë përpara me dinjitet dhe barazi. Do të kem edhe listë për këshilltarë, të cilën do ta kryesojë Dërgim Kaja”, tha Imeri për MIA-n.

Në Dibër, e cila konsiderohet bastion i BDI-së, pas shumë cikleve të suksesshme zgjedhore në nivel lokal, këto do të jenë zgjedhjet e para ku nuk do të ketë kandidat me llogon e vet, që pasoi pas marrëveshjes në Frontin evropian, Dibra t’i lihet krahut të Selës.

Sa i përket VMRO-DP;NE-së dhe LSDM-së, tashmë është e sigurt se nuk do të kenë kandiadatë të tyre për kryetar komune.

Në zgjedhjet e fundit VMRO-DPMNE e mbështeti kandidatin e Aleancës për shqiptarët, përderisa LSDM atë të BDI-së. TË dy partitë morën pjesë me lista kandidatësh për këshilltarë, siç do të jetë edhe në këto zgjedhje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More