S&P Global Ratings dha të enjten një vlerësim “A+” dhe një perspektivë “të qëndrueshme” për kredinë sovrane të Kinës.
Në gjysmën e parë të vitit 2025, treguesit kryesorë të ekonomisë së Kinës performuan më mirë se sa pritej. Ministria e Financave duke komentuar raportin nënvizoi se ekonomia tregoi vitalitet dhe qëndrueshmëri të fortë, ndërsa qeveria kineze iu përgjigj në mënyrë proaktive mjedisit të jashtëm që ndryshon me shpejtësi, duke zbatuar një sërë politikash të koordinuara.
Në gjysmën e dytë të vitit, Kina do të përpiqet të arrijë objektivat vjetore të zhvillimit ekonomik dhe social duke vazhduar forcimin e politikave makro dhe intensifikimin e tyre në një kohë të përshtatshme, për të ruajtur vazhdimësinë dhe stabilitetin e politikave.
Nga një perspektivë afatgjatë, ekonomia e Kinës mbështetet mbi themele të forta, përparësi të shumta, qëndrueshmëri të fortë dhe potencial të madh, nënvizoi një raport i ministrisë së financave,duke shtuar se rritja e qëndrueshme ekonomike e Kinës, do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë botërore.
