Muaji korrik rriti faturën për 4.3% në shportën e konsumatorit

nga L. M

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] për çmimet e konsumit, thonë se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar ka shënuar rritje të ndjeshme. Sipas ASK-së, çmimet u rritën mesatarisht 4.3%  në krahasim me muajin korrik të këtij vitit të kaluar, ndërsa Inflacioni mujor është shënuar në 0,2% në krahasim me muajin paraprak, qershor 2025.

Rritje çmimesh pati në grupet si: pushime të organizuara 20,9%, kafe, çaj dhe kakao 16,9%, energjie elektrike 16,6%, mish 12,7%, pemë (12,3%, perime 10,7%, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 10,4%, mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 10,2%, vajra dhe yndyra 9,9%, shërbime hoteliere 8,2%, shërbime ambulantore 7,1%, qumësht, djathë dhe vezë 6,5%, gazeta, libra dhe materiale për zyra 6,2%, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 6,2%.

Çmimet u rritën edhe në mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,1%,  pije alkoolike 5,8%, shërbime financiare 5,2%, bukë dhe drithëra 5,0%, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 4,9%, kujdes personal 4,7%, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 4,0%, prodhime ushqimore 3,9%, furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 3,5%, këpucë 3,4%, duhan 3,4%, gjëra personale 3,3%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 3,2%, qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës 2,3%, veshje 2,2%,  transport rrugor i pasagjerëve 2,0%, dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare 1,1%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9%.

ASK tregon se ku pati rënie të çmimeve, për të neutralizuar rritjen

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (-10,3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisje të transportit personal (-6,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,6 për qind) në IHÇK”- thuhet komunikatën e ASK-së.

Inflacioni mujor 0,2% më i lartë

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2%  në muajin korrik 2025 krahasuar me muajin paraprak, qershor 2025.

Pushimet e organizuar dhe ndikuan më shumë në këtë rritje

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (11,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0,9%); dhe mish (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK.”-bën të ditur komunikata.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-2,7%), me një ndikim prej (-0,1 për qind) në IHÇK.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK], i bëri të ditura nëpërmje publikimit të indeksit “Indeksi i Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin korrik 2025, viti bazë 2015=100”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More