I xhindosur mbi kofano, mikpritja alla Mihali që tmerroi turistët

nga L. M

E mbani mend gushtin e vitit 2019? Po Mihal Kokëdhimën e Porto Palermos në Vlorë? Rikujtesë! Mihal Kokëdhima, djali i xhaxhit të Koço Kokëdhimës është ai ish- pronari i lokalit “Panorma” në jug të vendit që në vend të mikëpritjes, iu ofroi pesë turistëve spanjollë, grushte, thika, terror.

Më 15 gusht, turistët spanjollë u goditën nga Mihal Kokëdhima, pronar i një lokali pasi vizitorët u larguan nga restoranti sepse nuk iu kishte pëlqyer shërbimi. Në këtë moment, Mihal Kokëdhima, i sulmoi ata, dhe i ndoqi duke iu hedhur mbi furgon, dhe në një rrugë 3 km qëndroi mbi kofanon e automjetit duke goditur me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu duke u gjakosur edhe vet.

6 vite më pas, nuk mund të mos e përkujtojmë këtë ngjarje si një moment që dëmtoi më shumë turizmin se një dështim i një lloji tjetër. E dimë që turizmi shqiptar ndodhet shpesh në “ferrin” e pasigurisë dhe të papërshtatshmërisë, por ky skandal ia kaloi çdo limite të mundshme. Ajo që ndodhi ishte një shkelm i papritur, jo vetëm për xhamin e furgonit të turistëve, por për tërë imazhin e turizmit shqiptar.

A është sjellja e Mihal Kokëdhimës ajo që ne duam për të ardhmen e turizmit, i cili ka nevojë për mbështetje dhe investime të huaja? Ky incident, mbetet një kujtesë e hidhur për atë se si turizmi duhet të udhëhiqet nga kultura e mikpritjes dhe respekti, jo nga dhuna dhe abuzimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More