Ushtroi dhunë psikike ndaj vajzave, arrestohet burri nga Klina

nga D. V.

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej tyre e mitur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Klinës.

Sipas autoriteteve, pas intervistimit dhe grumbullimit të provave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe po trajtohet nga organet kompetente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More