Ndërron jetë njëri nga themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”

nga D. V.

Ka ndërruar jetë Artan Salihu-Jahushi, i njohur si një nga mbështetësit e parë dhe më të përkushtuar të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe një ndër themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë grupi i tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për humbjen e një figure që për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e tribunave kuq e zi.

Jahushi vlerësohej si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj Kombëtares shqiptare.

Sipas njoftimit të TKZ-së, ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot në orën 18:00 në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More