Janevska: Mbi 17.000 filloristë filluan vitin shkollor, reformat për mësim me një ndërrim vazhdojnë

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Rreth 17.000 nxënës në klasë të parë filluan vitin shkollor 2025-2026. Por, numrin e saktë ende nuk e ka Ministria e Arsimit, megjithatë ende rrjedh procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë. Por, ndryshimi nga viti i kaluar është minimal, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjeorgievski, morën pjesë në fillimin e vitit të ri shkollor në Shkollën fillore komunale (SHFK) “Kiril Pejçinoviq”.

“Siç e kemi diskutuar tashmë, presim të kemi ulje më të madhe në vitet e ardhshme, gjë që do të ishte problem. Prej këtu dhe politika e Qeverisë për përmirësimin e situatës demografike në vend, kështu që siç mund ta shihni, sot në klasën e parë, ndërsa në ditët në vijim për klasën e dytë dhe të tretë, ka një libër me figura rreth kuptimit të familjes”, deklaroi Janevska.

E pyetur se kur do të përfundojnë reformat në arsim, që të mos ketë shkolla me pesë deri në gjashtë fëmijë, Janevska u përgjigj se kjo reformë do të fillojë seriozisht vitin e ardhshëm.

“Që do të thotë, me fillimin e vitit shkollor 2026-2027. Besoj se përqindja më e madhe e shkollave do të optimizohet, ndërsa paralelet shkollore do të vihen në gjendje të punojnë sipas ligjit, përveç në arsimin e mesëm profesional, ku kjo nuk vlen dhe mund të ketë paralele me një numër më të vogël. Supozoj se nuk do të jemi në gjendje t’i përfundojmë të gjitha brenda një viti. Por, besoj se në dy vitet e ardhshme ky proces do të përfundojë”, tha Janevska.

E pyetur për huamarrjen prej 15 milionë euro, e cila sot po diskutohet në Kuvend, ajo sqaroi se kjo është një zgjatje e huasë së Bankës Botërore, të cilën e kemi tashmë.

“Tani kërkojmë mjete shtesë, pikërisht për këto arsye, të cilat tashmë ua kam thënë, për futjen e plotë të mësimdhënies me një ndërrim, për edukimin e mësimdhënësve dhe për rikualifikimin e mundshëm të mësimdhënësve”, deklaroi Janevska.

Sa i përket shkollës në Nerovë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjes kanë ndërmarrë tashmë hapa për zgjidhjen e problemit.

Për një muaj nuk ishim në gjendje të ndërmerrnim asnjë veprim në lidhje me kushtet në shkollën në Nerovë. Por, sigurisht që e kemi parasysh dhe do të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, unë jam e vetëdijshme se ka shkolla të tjera në të cilat kushtet duhet të përmirësohen në këtë moment kam thënë tashmë se janë përfunduar shtatë objekte të reja, 20 shkolla janë rikonstruuara, dy konvikte studentore”, tha Janevska.

Ata në ditën e parë të shkollës në vitin e ri shkollor 2025-2026, paralajmëroi rikonstruimin e sallave sportive, por dhe ndërtimin e 30 sallave të reja sportive, pastaj rikonstruimi i konviktit të studentëve dhe qendrave të burimeve, dhe siç tha ajo, “atë që bëmë në fillim, e hartuam, e skanuam, vendosëm prioritete dhe vazhdojmë më tej të punojmë me të njëjtin temp”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More