Nikollovski: Procesuim i fajtorëve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete dhe përgjimit nga viti 2-19 deri në vitin 2024

nga Redaksia

Shkup, 1 shtator – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski u deklarua në Fejsbuk rreth informatave të ASN për përgjim të gazetarëve dhe kryeministrit aktual Hristian Mickoski në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024.

Nikollovski tha se përgjegjësi dhe procesuim të përgjegjësve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete si parakusht për demokracinë në Maqedoni!

“Në ditët opozitare shprehëm dyshime se jemi të ndjekur nga shërbimet sekrete të cilt u keqpërdorën nga pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, e me ta edhe Stevo Pendarovski.

patëm dyshime se Agjencia për zbulim shkruan raporte të rrejshme shpifëse drejt partnerëve aleatëve perëndimorë, ndërsa ASN ka ndjekur dhe përgjuar.

Kjo ishte mënyrë për diskreditim politik që nuk pati sukses! Ndryshimet ndodhën në zgjedhjet e vitit të kaluar, e me atë edhe rruga drejt spastrimit në shërbimet sekrete dhe prëgjegjësisë për ata të cilët i keqpërdorën!

Bëj thirrje, Prokuroria ta hetojë këtë dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht. Mjaft me keqpërdorime të shërbimeve sekrete!!!, shkroi Nikollovski në Fejsbuk. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More