Përmes një postimi në rrjete sociale teksa shfaqet pranë bashkëshortes, Miriam Canit, djalit dhe vajzës, artisti shprehu urimet e tij jo vetëm për fëmijë e tij, por për të gjithë nxënësit shqiptarë që i janë rikthyer bankave të shkollës.

“Ameli dhe Duami në ditën e parë të vitit të ri shkollor! Uroj një vit shkollor të mbarë, të lumtur dhe plot dije për të gjithë fëmijët shqiptarë që nisin këtë rrugëtim këto ditë!”, shkroi ai.