Vrasja në Shkodër, u qëllua nga dy persona me motor

nga D. V.

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Shkodër, ku një person është vrarë me armë zjarri nga dy persona.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë “Republika”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është K.K.

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. /euronews.al/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More