Bujar Osmani: Dua debat me Mickoskin, jo me ndërmjetësuesit e tij

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të pyetjes nëse do të pranonte debat me kundërkandidatin Izet Mexhiti, tha se ai nuk i ikën debateve, por se debati kyç që i nevojitet shtetit është me Hristijan Mickoskin, regjisorin e VLEN-it.

“Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë nxjerrë vetëm Izraelin, për t’i mashtruar njerëzit. Paramendoni çfarë porosie është kjo? Të gënjejnë njerëzit, për të fituar besimin e tyre. Kjo a nuk flet për karakterin e tyre. Për atë se si kanë punuar dhe si mendojnë të punojnë. Unë nuk do e kthej ashtu. Mirëpo, nuk duhet ta bëj me ndërmjetësues, unë duhet ta debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin, jo me ndërmjetësuesin e tij. Ai është prapa këtij eksperimenti politik. Dua me atë të bisedoj se si e ka bllokuar perspektivën europiane. Dua me atë të bisedoj se si po e zhbën Marrëveshjen e Ohrit, se si po i përjashton shqiptarët nga institucionet. Do të debatoj me ndërmjetësuesit, por ata nuk janë vendimmarrësit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More