Shkup, 7 shtator – Trembëdhjetë persona janë shtruar në spital pas zjarrit që shpërtheu dje vonë pasdite në fabrikën “Makprogres” në Vinicë. Të gjithë të shtruarit në spital janë në gjendje stabile, njoftoi Ministria e Shëndetësisë këtë pasdite.
Tetë persona të punësuar në fabrikë kanë qenë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, një zjarrfikëse është shtruar në spital në Spitalin klinik në Shtip, ndërsa katër zjarrfikës në Spitalin e përgjithshëm në Koçan.
Në shuarjen e zjarrit në Vinicë, përveç zjarrfikësve nga Njësiti territorial kundër zjarreve janë përfshirë edhe njësitë zjarrfikëse nga komunat fqinje.
Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), deri në orën 12:00 të sotme, zjarri në fabrikë është vënë nën kontroll.