VLEN: Gjithandej atmosferë pozitive, fitore plebishitare më 19 tetor!

nga D. V.

Shkup, 10 shtator –  VLEN çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme që ka sjellë frymë të re dhe atmosferë pozitive në çdo komunë shqiptare. Nga Çairi, Tetova, Gostivari, Struga e Likova e deri në vendbanimin më të largët, mobilizimi i qytetarëve është i paparë dhe fitorja plebishitare më 19 tetor tashmë shihet qartë.

Qytetarët e kanë kuptuar dallimin mes punës së VLEN-it dhe mashtrimeve të BDI/AKI-së. “Referendumin” që ata e përmendin, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për mbijetesë politike të një strukture të konsumuar e të kriminalizuar. Për më shumë se dy dekada kjo parti u mbajt në pushtet me gënjeshtra, projekte të parealizuara dhe me keqpërdorim të besimit të shqiptarëve.

Sot, çdo tubim i VLEN-it është shndërruar në shpresë, ndërsa çdo takim në terren është dëshmi e besimit të palëkundur që njerëzit kanë tek kandidatët e saj.

VLEN është garancia se kërkesat e qytetarëve do të përmbushen, projektet do të realizohen dhe zëri i secilit do të dëgjohet. Kjo është arsyeja pse 19 tetori do të shënojë fundin e mashtrimit politik të BDI/AKI-së dhe fillimin e një epoke të re të zhvillimit për shqiptarët në çdo komunë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More