Mickoski: Për herë të parë në nivel mujor kemi inflacion bazik negativ

nga D. V.

Kumanovë, 10 shtator – Ngadalësimi i inflacionit në nivel mujor është një tregues i mirë edhe i inflacionit bazë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili pret që trendi të vazhdojë dhe të arrijë nën tre përqind. Në deklaratën e sotme për mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, ai tha se po udhëheqin një politikë të qëndrueshme makroekonomike. 

“Po, kjo është norma mujore, përfshirë edhe normën vjetore. Nëse shikohet krahasuar me korrikun, kemi ulje nga 4.9 në 4.4 për qind. Pres që ky trend ngadalë të vazhdojë dhe të arrijmë ato përqindje stabile, do të thoja 2 – 2.5 për qind. Kjo është ajo që e presim në periudhën që vjen – tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se, nëse bëhet një analizë më e thelluar, do të shihet se për herë të parë në nivel mujor inflacioni bazik është negativ, pra në minus.

“Por ajo që është me rëndësi është se, nëse bëhet një analizë më e thelluar, do të shihet se për herë të parë në nivel mujor inflacioni bazik është negativ, pra në minus. Ky është një tregues i mirë se kemi ngadalësim dhe ulje të inflacionit bazik, i cili ishte faktori kryesor, nxitësi i inflacionit të përgjithshëm”, deklaroi Mickoski.

” Masat nuk janë aq intensive që i ndërmerrnim më herët, ne kemi vendosur, pavarësisht kritikave që marrim nga organizata të caktuara joqeveritare, sindikata etj., të zhvillojmë një politikë makroekonomike shumë të kujdesshme, të gjejmë një ekuilibër midis rritjes së pagave dhe inflacionit, domethënë, gjithmonë rritja e pagave të jetë të paktën dy herë më të lartë se rritja e inflacionit. Kështu që në neto qytetarët të kenë një standard më të mirë, kështu do të vazhdojmë pa ndërhyrje, tha Mickoski dhe shtoi: Intensive janë kontrollet e ISHT-së dhe të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca, natyrisht, nuk e kthejmë këtë në shfaqje apo paradë dhe gjithë këtë ta njoftojmë para kamerave, por ne kemi monitorim të vazhdueshëm dhe të paktën një deri dy herë në javë marr raport nga të dyja institucionet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More