Shkup, 10 shtator – Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Amini, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri dhe politikë.
“Gruaja nuk është vetëm një anëtare e shoqërisë, por një partner i denjë në rrugën drejt përparimit dhe zhvillimit. Në kohën e sotme, është e rëndësishme më shumë se kurrë të vlerësojmë dhe të mbështesim kontributin e tyre në përmirësimin e vlerave të shoqërisë sonë,” ka shkruar Amini.
Ajo ka theksuar se këtë forcë dhe vendosmëri gratë e dëshmuan me hapjen e shtabit të VLEN-it në Çair, duke treguar se janë një krah i fortë, këmbëngulës dhe i vendosur për t’i çuar proceset përpara.


