Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…

nga Lina Muslija

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha, gjatë prononcimit për media nga selia e PD, paralajmëroi nisjen e protestave dhe revoltave qytetare.

Ai tha se që nga 11 maji 2025 është vendosur të përdorë çdo mjet për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Sa i takon sugjerimeve, Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.

Berisha:  Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.

Kur do të nisin protestat zoti Berisha?

Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Përgjithshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?

Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.

Do të ketë zgjedhje?

Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin  e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More