Spiropali: Paraqitja e provave do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së

nga D. V.

Dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, James Rubin e ka komentuar edhe ish kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ajo ka thënë se paraqitja e provave dhe dëshmive do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së.

“Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More