Dua Lipa performon në New York këngën ikonike të Alicia Keys, të njëjtën të cilën e kishte kënduar si e vogël në Kosovë

nga D. V.

Dua Lipa surprizoi fansat gjatë koncertit të saj në New York, pjesë e turneut “Radical Optimism”, duke interpretuar këngën ikonike të Alicia Keys, No One.

Kjo performancë erdhi si pjesë e traditës së saj për të përzgjedhur një këngë surprizë në çdo koncert të turneut.

Interpretimi emocionues i këngës bëri jehonë të madhe në publik, por edhe për vetë këngëtaren Alicia Keys, e cila reagoi menjëherë pas performancës.

 Shiko ketu VIDEON: roar-assets-auto.rbl.ms

Momenti u bë edhe më i veçantë kur Dua ndau me publikun disa sekuenca nga fëmijëria, kur e kishte kënduar të njëjtën këngë kur jetonte me familjen në Kosovë.

Emocionet dhe lidhja personale e Duas me këtë këngë i dhanë performancës një tjetër dimension, duke prekur zemrat e të gjithëve të pranishëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More