Murtezani: Integrimi evropian është proces i përbashkët, kërkohet transparencë dhe përfshirje e të gjithëve

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se procesi i integrimit evropian dhe reformat që burojnë nga Plani i Rritjes duhet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Qëllimi im është që procesi i integrimit evropian dhe reformat nga Plani i Rritjes të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha Murtezani.

Ai theksoi se sukseset dhe pengesat në këtë proces duhet të ndahen me gjithë qytetarët, jo vetëm me institucionet përgjegjëse.

“Besoj se së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm si për sukseset ashtu edhe për pengesat, sepse ky proces nuk i përket vetëm Ministrisë për Çështje Evropiane, por të gjithëve ne”, u shpreh ministri.

Murtezani informoi se ka mbajtur brifingje të rregullta me gazetarët, ndërsa sot është zhvilluar një edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Duke folur për perspektivën e vendit, ai theksoi rëndësinë e unitetit.

“Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët dhe për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët duhet të jemi të gjithë të përfshirë, të kujdesemi të gjithë, të punojmë të gjithë, të inkurajohemi të gjithë”, deklaroi Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More