Shkup, 19 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sonte hapi shtabin e VLEN-i në Lagjen Serovë, duke theksuar se ky është fillimi i një rruge të re për Çairin. Një rruge që nuk ndërtohet me premtime boshe, por me punë konkrete, transmeton zhurnal.mk
Me formimin e VLEN-it, politika shqiptare është fuqizuar. Ne, vetëm për një vit qeverisje, kemi dëshmuar se ndryshimi është i mundur.
Për Çairin e së ardhmes kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime. Synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë të tjera për ta ndryshuar rrënjësisht fizionominë e komunës.
Ata që e sollën Botën Serbe sot ende flasin për të. Ndërsa ne flasim për projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.”, bëri të ditur Mexhiti.