PENSIONET/ Ekspertja Nunaj: Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë, ja sa vite duhen të ndryshojë…

nga L. M

Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në “Koha për t’u Zgjuar”, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej kohësh i qeverisë.

E pyetur  mbi efektet e kësaj reforme, Nunaj tha se ashtu si vendimarrjet të cilat do të kenë kohështrirje, edhe efektet e reformës nuk do të kenë impakt direkt në skemën aktuale, cka do të thotë se nuk do të ketë rritje të pensioneve menjëherë.

“Aktualisht jemi në fazën ku kemi objekt reformimin e skemës së pensioneve në Shqipëri. Skema aktuale përbëhet nga një numër i ulët e kontribuesve. Na duhet të kemi një raport të gjendjes aktuale ku jemi dhe më pas planifikohet reforma.

Në sistemin e pensionevve duhet të kihet parasysh se vendimarrjet që merren sot kanë kohështrirje dhe efektet po ashtu.

Dmth ajo nuk zgjidh problemin e pensioneve të vogla, sot por në të ardhmen. Duke patur një numër më të madh të pensionistëve në raport me kontribuesit, shihet problem skema”, tha ekspertja Teuta Nunaj.

Sipas saj, në Shqipëri nuk ka subvencion nga shteti për ata pensionistë që ndonëse mbushin moshën e pensionit nuk plotësojnë vitet e punës.

Nunaj tha se kjo kategori duhet të përfitojë pension social kur mbush moshën 70 vjeç.

“Numri i personave që përfitojnë pension social në Shqipëri është i ulët. Pensioni privat duhet të futet në traditën tonë, pasi nëse ti kërkon një pension më të lartë, është e pamundur që buxheti i shtetit të të ofrojë këtë. Ndaj pensioni privat është një formë investimi”, tha në News24, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More