Izet Mexhiti: “Rinia është forca që do ta udhëheqë Çairin drejt së ardhmes”

nga Redaksia

Shkup, 21 shtator – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot zhvilloi një takim me të rinjtë e komunës, përfshirë edhe ata që këtë vjeshtë do të votojnë për herë të parë.

“Është mbresëlënëse të dëgjosh idetë dhe të shohësh energjinë e rinisë sonë, sepse pikërisht ata janë forca që do ta ndryshojë dhe do ta udhëheqë Çairin në të ardhmen. Jam i lumtur që shoh një rini të shëndoshë, entuziaste dhe të edukuar mirë. Kjo është dëshmia më e mirë se Çairi ka të ardhme”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se për të rinjtë po realizohen investime të mëdha në arsim, sport dhe kulturë, duke përmendur universitetin “Nëna Terezë”, për të cilin janë ndarë 40 milionë euro për kampusin e ri, si dhe projekte të tjera si ndërtimi i pishinave komunale, kompleksit modern sportiv, qendrës rinore me bibliotekë bashkëkohore dhe fushave të lojërave.

Një tjetër prioritet, sipas tij, është gjallërimi i Çarshisë së Vjetër, e cila do të shndërrohet në një hapësirë për aktivitete kulturore, artistike dhe rinore.

“Besoj fuqimisht se këto investime do ta bëjnë Çairin një vend ku rinia është aktive, e përfshirë dhe me mundësi reale për të realizuar ëndrrat e tyre, për të jetuar ashtu siç e meriton rinia jonë”, u shpreh Izet Mexhiti, duke shtuar se “rruga e fitores është rruga që VLEN”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More