Zgjedhjet / BDI pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – VLEN: Jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale

nga Redaksia

Shkup, 21 shtator – Partitë politike shqiptare në kundërshtim me njëra tjetrën sa i përket mbajtes eventuale të zgjedhjeve të parakohshme.

Nga BDI thonë se kryeministri Mickoski së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti edhe përkundër refuzimit të idesë për zgjedhje parlamentare, janë thellë të vetëdijshëm për humbjet në zgjedhjet lokale të cilat do ti imponojnë zgjedhjet për një përbërje të re parlamentare.

”E vërteta është se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të përfaqësohen nga vasalë të tillë. Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë aq i qartë, aq i padiskutueshëm, saqë do të detyrojë vendin të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski mund të përsërisë dhjetëra herë të kundërtën, por zëri i shqiptarëve me 19 tetor do ta bëjë të pamundur ikjen nga ky realitet”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

VLEN: Jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale

Kundërpërgjigjen nga koalicioni qeveritar VLEN. Sipas tyre gjithmonë kur vendi gjendet para zgjedhjeve lokale, BDI shpik referendume, tema nacionaliste e flamuj, vetëm për ta fshehur dështimin e saj.

“Për 20 vite, kuadrot e BDI-së e kanë shkatërruar çdo komunë ku kanë qeverisur. Sot, pas dy dekadash në pushtet, shumë prej komunave shqiptare ende nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizim, infrastrukturë elementare, shkolla me kushte dinjitoze apo qendra për fëmijë e të moshuar. Banorët vazhdojnë të jetojnë me halle e lloç, ndërsa funksionarët e BDI-së pasuroheshin”, thuhet në komunikatën e VLEN, duke shtuar se në këto zgjedhje ata janë të fokusuar në temat që prekin komunat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More