Shkup, 22 shtator – Takim pune mes kryeministrit Hristian Mickoskit dhe Mohamed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor kryesor ekzekutiv i Odës ekonomike të Dubait, sot do të mbahet në Sallën solemne të Qeverisë. Në takim do të marrin pjesë edhe anëtarë të Kabinetit të Mickoskit, si dhe përfaqësues të odave ekonomike në vend.
Është parashikuar që në pjesën e hapur për opinion, fjalim të vetin të mbajë kryeministri Mickoski dhe kryetari dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Odës ekonomike të Dubait, Mohamed Ali Rashed Luta.