Shkup, 22 shtator – Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej 5 ballësh është regjistruar nga Observatori sizmologjik në orën 3 e 20 të mëngjesit.
“Sipas të dhënave nga Observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike”, njofton Observatori këtë mëngjes.