Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

nga D. V.

Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet është riparuar tërësisht, duke u kthyer në një godinë moderne me laboratorë bashkëkohorë, terrene sportive dhe ambiente dinjitoze për mësimdhënie.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga shkolla e riparuar, duke theksuar përmirësimin e ndjeshëm të kushteve për nxënësit dhe mësuesit.

Rama vuri në dukje se shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, tanimë është godinë krejt e re, me laboratorë moderne, terrene sportive dhe kushte dinjitoze për të studiuar.

Kjo shkollë është transformuar në një qendër komunitare, që do të shërbejë edhe për aktivitete jashtë orarit mësimor, në një nga zonat më piktoreske të qytetit.

Shkolla “Meleq Gosnishti” bën pjesë në grupin e 30 godinave arsimore që janë ndërtuar nga e para ose janë riparuar dhe janë vënë në funksion këtë vit shkollor, duke iu shtuar 450 shkollave dhe terreneve sportive të ndërtuara apo rehabilituara në dhjetëvjeçarin e fundit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More